Kosovarët që vozisin veturë AUDI 80

Veturat e prodhuara që nga vitet 60 vazhdojnë të dominojnë ende në rrugët e Kosovës.

Ndër to janë veturat gjermane AUDI 80 të cilat në atë kohë u konsideruan si mjete ekonomike, dhe mjaft elegante.

KALLXO.com ka siguruar të dhëna nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe sipas tyre, në vendin tonë qarkullojnë 3,464 vetura AUDI 80.

Me çmim të tanishëm në tregun e Kosovës ato shiten me vlerë prej 500 euro deri në 1,500 euro.

Këto vetura janë prodhuar nga viti 1966 deri në vitin 1996 nga prodhuesi automobilistik AUDI e cila bënë pjesë në grupin e mjeteve ‘Volkswagen’

KALLXO.com është duke publikuar të dhëna nga MPB për numrin e markave të ndryshme të makinave. Ndër to janë publikuar të dhëna për 24 mijë makina ‘Golf 2’ të regjistruara në vend dhe 25 mijë ‘Golf 5’.

Po ashtu janë publikuar të dhëna për vetura luksoze si ‘Lamburghini’ dhe ‘Ferrari’ dhe shumë të tjera.

Shkrimet mund t’i lexoni duke klikuar në hashtagun #auto.

Ramiz Lladrovci premton hapjen e kontratave

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend