Milik shënon supergol për fitoren e Napolit (Foto)

Napoli ka arritur një fitore mjaft të vështirë ndaj Cagliarit, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A.

Pjesa e parë ndërmjet Cagilarit dhe Napolit përfundoi e baraspeshuar, pasi të dy ekipet nuk patën shumë tentime për gol.

Pjesa e dytë i takoi tërësisht napolitanëve, të cilët e morën kontrollin, por golin nuk mund ta gjenin.

Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me rezultatin 0-0, në skenë doli sulmuesi polak Arkaduizis Milik  në minutën e 90+1’, me një supergol nga gjuajtja e lirë.

Pas kësaj fitore Napoli mbetët në vendin e dytë me 38 pikë, tetë më pak se vendi i parë, Juventus.