Messi përsëri zhgënjen me Argjentinën, nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Paraguayt (VIDEO)

Lionel Messi përsëri ka zhgënjyer me shokët e tij për Kombëtaren e Argjentinës, duke e nxjerrë një barazim 1-1, ndaj Paraguayt, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Kupën e Amerikës.

Ndeshjen më mirë e nisi Paraguay, pasi kaloi në epërsi në minutën e 37’ me Sanchezin.

Argjentina arriti ta barazoj rezultatin me Lionel Messin në minutën e 57’ nga penalltia.

Paraguay kishte mundësi të mirë që ta fitonte ndeshjen në minutën e 62’, mirëpo Gonzales e humbi penalltinë.

Pas dy ndeshjeve, Argjentina pozicionohet në vendin e fundit në Grupin B, me vetëm një pikë nga dy ndeshje duke marrë një barazim dhe një humbje.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.