Tiksa Negeri/REUTERS

Gjendet ‘kutia e zezë’ e aeroplanit të rrëzuar në Etiopi

Hetuesit kanë gjetur regjistruesit e të dhënave të fluturimit nga aeroplanit të ‘Ethiopian Airlines’ që u rrëzua të dielën.

Pajisjet e gjetura në vendin e aksidentit ishin regjistruesi i zërit i Boeing 737 Max 8 dhe regjistruesi digjital i të dhënave të fluturimit, raporton BBC.

Aeroplani ishtenë fluturim nga Addis Ababa në kryeqytetin kenian, Nairobi, kur u rrëzua gjashtë minuta pas ngritjes, ku si pasojë vdiqën 157 pasagjerët që ishin në bord.

Ishin më shumë se 30 shtetësi në bordin e fluturimit, duke përfshirë kenianët, etiopianët, kanadezët dhe britanikët.

Shkaku i katastrofës nuk është ende i qartë.

Megjithatë, piloti kishte raportuar vështirësi dhe kishte kërkuar të kthehej në Addis Abeba, thanë agjencitë etiopiane.

“Në këtë fazë, ne nuk mund të përjashtojmë asgjë,” tha Themeluesi i kompanisë ajrore “Ethiopian Airlines”, Tewolde GebreMariam.

“Ne nuk mund t’i atribuojmë kauzën askujt sepse ne do të duhet të pajtohemi me rregulloren ndërkombëtare për të pritur hetimin”, shtoi ai.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu

https://kallxo.com/si-ndodhi-perplasja-e-avionit-i-cili-la-te-vdekur-157-persona/