![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2022/03/airplane-g7b8b76cff_640.jpg)
Ilustrim, Foto: Pixabay
Ende asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit kinez
Asnjë person i mbijetuar nuk është gjetur nga rrëzimi i aeroplanit kinez me 132 persona, që ndodhi të hënën pranë qytetit Wuzhou.
Sot është dita e dytë e kërkimit, sipas mediave shtetërore kineze, raporton CNN.
Kjo konsiderohet si fatkeqësia më e rëndë ajrore në Kinë pëe më shumë se një dekadë.
Shkaku i rrëzimit nuk është ende i qartë dhe autoritetet nuk kanë dhënë më shumë informacion për viktimat.
Sipas China Youth Daily, hetuesit në terren, duke u përballur me terrene të vështira dhe mot të keq, nuk kanë gjetur të ashtuquajturat kuti të zeza të aeroplanit – të dhënat e fluturimit dhe regjistruesit e zërit të kabinës – të cilat mund të mbajnë të dhëna vendimtare se si ndodhi ngjarja.
Sipas të dhënave të FlightRadar24, informacioni i fundit në lidhje me këtë fluturim u mor në orën 14:22 me kohën lokale, në një lartësi prej 982 metra mbi tokë.
Kinë, rrëzohet aeroplani me 132 persona në bord