Foto: Facebook

Fabinho përjashton transferimin te PSG, thotë që është i lumtur tek Liverpooli

Mesfushori brazilian Fabinho, i ka qetësuar fansat e Liverpoolit, duke thënë se nuk ka mundësi që të largohet në afatin kalimtar të janarit në drejtim të Paris Saint Germain.

25-vjeçari është lidhur me një rikthim në Francë, tek skuadra e PSG-së, për afatin kalimtar të janarit, pasi nuk po gjen hpësira shumë në formacionin e Liverpoolit.

Fabinho ka thënë se kurrë nuk ka shprehur gatishmërinë që të largohet nga “Anfieldi”.

“Unë kam folur për mediat, por asnjëherë nuk kam thënë se dëshiroj ta lej Liverpoolin”, i ka thënë Fabihno medias braziliane “Outlet UOL”.

Ai ka thënë se ndjehet i lumtur te Liverpooli dhe nuk ka arsye që të largohet.

“Isha i vetëdijshëm se duhet të kisha durim dhe të prisja momentim tim, jam i lumtur te Liverpooli, nuk ka asnjë arsye që të largohem”, është shprehur mesfushori brazilian.

Fabinho u transferua në Liverpool në afatin kalimtar të verës nga Monaco për 45 milionë euro.