Drejtuesit e FBK-së bëjnë homazhe te varri i Gazmend Sinanit

Sot janë bërë një vit nga vdekje e basketbollistit të njohur kosovar Gazmend Sinani. Ai ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës në Basketboll.

Sinani kishte humbur jetën në një aksident komunikacioni, derisa të lënduar kishin mbetur Fisnik e Granit Rugova, Altin Morina, si dhe fizioterapeuti Kujtim Shala. Sinani ishte i grumbulluar me Kosovën në përgatitjet për kualifikimet e Kupës së Botës “Kina 2019”.

Drejtuesit e Federates së Basketbollit të Kosovës, sot kanë bërë homazhe te varri i Sinanit, me në krye Sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushku dhe Drejtorin e Përfaqësueseve, Granit Rugova, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurorë me lule te varri i Sinanit.

Ata kanë kujtuar Gazin, si një lojtar, si një njeri i mirë dhe i dashur për të gjithë.

Kujtojmë se në nderim të tij, numri 15, është pensionuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

G