Dr. Miranda Selmonaj- Rama

Çka është sindromi i vezores policistike dhe kur duhet të drejtoheni te mjeku specialist?

Çrregullimeve hormonale tek femrat e moshës 18 deri 44 vjeçare dhe problemet më të shpeshta që i hasim në këtë grup-moshë te femrat e moshës riprodhuese është sindromi i vezoreve policistike. Është një sindrom, një problem që karakterizohet me vlera të larta të hormoneve mashkullore, te femrat, të hormoneve androgjenë. Po ashtu këta persona kanë edhe problem me vezoret policistike d.m.th vezoret e tyre janë me shumë cista dhe kanë probleme të tjera p.sh me qenë mbipeshë dhe munden me pas problem me cikël menstrual, pra çrregullim të ciklit menstrual.

Shkaktarët më të shpeshtë të këtij çrregullimi konsiderohet që janë faktorët gjenetik edhe pse nuk dihet saktësisht se si në bashkëveprim me faktorët e ambientit. Në këtë rast, vajzat- gratë e reja në këtë moshë, që janë mbipeshë kemi hiperinsulinë ose sekretim të shtuar të insulinës nga pankreasi. Në këtë rast insulina e tepërt ndikon në vezoret e tyre me prodhu shumë hormone androgjenë apo mashkullore. Teprica e këtyre hormoneve mashkullore te ky grup i femrave sjellë deri te problemi me akne.

Shqetësimi që vijnë më së shpeshti femrat tek mjeku është për shkak të akneve. Fatkeqësisht ato enden nëpër shumë mjekë, te mjeku familjar, dermatologu dhe e fundit është që vijnë te endokrinologu. Për këtë arsye është e rëndësishme që nëse kemi problem me akne, daljen e qimeve në vendet ku nuk janë normale për femrat p.sh mjekër, gjoks, në pjesën e sipërme të krahëve, kemi çrregullim të ciklit menstrual duhet të bëni një kontroll te mjeku endokrinolog për arsye se janë probleme që nëse nuk menaxhohen munden me kalu deri te infertiliteti apo problemi i mbetjes shtatzënë te femrat. Këto probleme me vezoret policistike te cilat kemi hipersekretim të këtyre hormoneve androgjene munden me ardh deri tek çrregullimi apo paraqitja e disa problemeve të tjera: obeziteti, problemet metabolike pastaj diabeti e kështu me radhë.

Pacientet që kanë këto probleme, problem me akne, problem me peshë sidomos rreth belit, problemet me cikël menstrual duet të referohet që të bëhen një kontroll të statusit hormonal që i themi ne. Pra të bëhen hormonet që tregojnë se si funksionon vezorja dhe si funksionon hipofiza, e cila është përgjegjëse për sekretimin e hormoneve stimuluese. Në këtë rast ne bëjmë analiza laboratorike, pra hormonet dhe në bazë të vlerave të hormoneve që tregohen atëherë ne e shohim se a është problemi nga vezoret policistike i këtyre, akneve që dalin apo qimeve apo problem nga gjëndra mbiveshkore, se edhe gjëndra mbiveshkore sekreton hormone androgjene ose mashkullore, të cilat sekretohen në sasi të paktë te femrat.

Mirëpo, kur kemi hiperplazi apo rritje të gjëndrës mbiveshkore ose një patologji tjetër që mundet me qenë beninje ose malinje atëherë mundet me ardh deri te sekretimi i këtyre hormoneve dhe mundet që pacientja me i pas këto probleme, të cilat së pari i vëren: akne, çrregullim menstrual dhe dalja e qimeve. Prandaj me analiza laboratorike në bazë të vlerave të hormoneve dhe me kontroll, konsultë nga ana e gjinekologut me EHO të vezoreve bëhet diagnostikimi i këtij sindromi.

Menaxhimi i këtij problemi, linja apo hapi i parë që ne e referojmë këtyre pacientëve është që nëse janë mbipeshë, humbja e peshës për arsye se me humbjen e peshës i ulim edhe vlerat e insulinës në gjak edhe e zvogëlojmë rezistencën insulinike. Hapi tjetër është përdorimi i medikamenteve, ne preferojmë kontraceptivë oral për shkak se e rregullojnë këtë çrregullim ose këtë disbalancë hormonal.

Pastaj nëse nuk menaxhohet me rënie të peshës, me përdorim të kontraceptivëve oral, ne preferojmë edhe medikamente të cilat e zvogëlojnë insulino-rezistencën. Nëse vlera e hormoneve androgjene është e lartë dhe nuk menaxhohet, nuk kontrollohet si duhet ne preferojmë edhe medikamente anti-androgjene d.m.th që e zvogëlojnë sasinë e hormoneve androgjene.

Pacientet që janë diagnostikuar me probleme ose çrregullim të hormoneve duhet të kenë durim. Çka kërkojmë pra ne është që t’i ndjekin këshillat tona, t’i marrin medikamentet me kohë dhe është një problem i menaxhueshëm.

Për të shikuar videon e plotë, klikoni në këtë LINK