Dr. Miranda Selmonaj- Rama

Çka është Diabeti Melitus Tip 2 dhe si të kujdesemi?

Diabeti Melitus apo sëmundja e sheqerit që njihet në popullatë është një sëmundje metabolike kronike që karakterizohet me vlera të larta të sheqerit në gjak apo glukozës. Glukoza është një sheqer që ne e marrim përmes ushqimit dhe qelizat e trupit tonë, glukozën e shfrytëzojnë si burim kryesor të energjisë. Mirëpo me u fut glukoza në qelizë i duhet një transmetues. I duhet një hormon që quhet insulinë.

Insulina është si çelës që shërben për futjen e glukozës në qelizë dhe trupi jonë e përdor për nevojat energjetike glukozën. Ku është problemi dhe pse vjen deri te vlerat e larta të glukozës në gjak? Kjo vjen për dy arsye kryesore: e para është se pankreasi që është i vendosur në pjesën e sipërme të barkut, mbrapa lukthit, është një organ kryesor që e prodhon këtë hormonin insulinë, pra hormonin që e bën futjen e glukozës në qelizat e trupit tonë.

Dhe në rastet kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë për t’i menaxhuar vlerat e gluzkozës në gjak atëherë glukoza është e lartë në gjak dhe është në sasi të vogla në qelizat e trupit tonë dhe tjetra është që është shumë e shpeshtë te Diabeti Melitus Tip 2 është rezistenca insulinike që e quajmë ne. Kjo është një rezistencë ku qelizat e organizmit tonë, nuk munden me përdorë insulinën dhe në të dyja rastet vlera të larta të sheqerit në gjak.

Pra, diabeti ose sëmundja e sheqerit është një patologji ose sëmundje që ka të bëjë me çrregullimet se si e përdor organizmi jonë glukozën. Vlerat e larta të sheqerit në gjak nëse nuk menaxhohen apo hiperglikemia kronike që e quajmë ne, mund të paraqet probleme në enë të gjakut, enë të gjakut të vogla që munden me sjellë pasoja ose dëmtime në sy, në veshkë dhe në fije nervore dhe mund të paraqesin probleme në enë të mëdha dhe atëherë këta persona kanë probleme me sëmundje kardiovaskulare, pra me zemër dhe me enë të gjakut në ekstremitete sidomos në këmbë e cila shpesh përfundon me amputim apo heqje të ekstremiteteve, prandaj është shumë i rëndësishme menaxhimi i vlerave të glukozës në gjak.

Vlerat e  larta të sheqerit në gjak sidomos te Diabeti Melitus Tip 2 që është më i shpeshtë dhe është te 90 për qind të rasteve të diabetit munden pacientët ose personat të qëndrojnë në kohë të gjatë me vlera të larta të sheqerit në gjak. Ato mund t’i zbulojnë rastësisht me analizat rutinore dhe në ato raste kur paraqiten simptomat pacientët apo personat me diabet kanë etje të shtuar, kërkesë të vazhdueshme për të konsumuar ujë pra janë të dehidruar, kanë uri të shtuar, humbje të peshës përkundër dëshirës që nuk duan të humbasin peshë, shikim të turbulluar, kanë infeksione të shpeshta urogjenitale, kanë kohëzgjatje në shërimin e plagëve e po ashtu kanë simptoma në formë të mpirjeve apo shpimit me gjilpërë në ekstremitete duar dhe këmbë. Nuk do të thotë që në këto raste kemi me patjetër diabet mirëpo është e domosdoshme të bëjmë një kontroll për t’i pa nga kanë ardhur këto simptoma.

Unë rekomandoj si endokrinologe që personat që kanë simptoma që i përmenda më herët të bëjnë një kontroll te mjeku. Diagnostikimi i diabetit është i thjeshtë me matjen e hemoglobinës ose HbA1c tregon vlerat e sheqerit në gjak për tre muajt e fundit, është matja e sheqerit esëll kur personi nuk ka konsumuar ushqim në tetë orët e fundit, matja e glikemisë së rastësishme dhe matja e glikemisë dy orë pas ushqimit.

Nëse vlerat e hemoglobinës së glukoizuar janë më të larta se 6.5 dhe jo vetëm një vlerë por dy-tri vlera të matura atëherë ne sugjerojmë që ka diabet. Tjetër, nëse vlerat sheqerit ose glukozës esëll kur nuk kemi konsumuar ushqim janë më të larta se 7, dy ose tri matje të njëpasnjëshme, atëherë duhet të sugjerojmë një diabet. Edhe vlerat e glikemisë p.sh nëse një person rastësisht e matë sheqerin në gjak dhe i del, varësisht se kur ka konsumuar ushqim, dhe i del që ka mbi 11.1 atëherë duhet të bëj matje të tjera për të parë nëse ka çrregullime me sëmundjen e sheqerit ose problem me sheqer.

Pacientët që janë diagnostikuar me sëmundjen e sheqerit nuk duhet të shqetësohen për arsye se mjekësia moderne ka evoluuar dhe kemi trajtim që menaxhohet shumë mirë diabeti. Rekomandimet e mjekëve janë që ndryshimi i stilit të jetës. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm që sëmundja e diabetit është në rritje, jo vetëm në Kosovë por në të gjitha vendet e botës.

Kjo për arsye të jetës sedentare që e bëjmë, mos-aktivitetit, punës së gjatë ulur ose pranë kompjuterit, prandaj ne si mjekë rekomandojmë që së pari, nëse jemi mbipeshë, humbjen e peshës, është parë që reduktimi i peshës për 5 për qind ka ardhur deri te zvogëlimi i sheqerit në gjak dhe përmirësimi i personave të diagnostikuar me diabet, po ashtu përveç peshës është aktiviteti fizik, ne ju referojmë pacientëve që të bëjnë sa më shumë aktivitet fizik për shkak se aktiviteti fizik rrit konsumimin e glukozës duke zvogëluar rezistencën e insulinës që e cekëm më herët që është njëri ndër shkaktarët kryesorë të diabetit e po ashtu ndihmon edhe në humbjen e peshës, tjetër rekomandojmë edhe ushqim, ne nuk u themi pacientëve që kjo është e ndaluar plotësisht dhe nuk guxon me konsumu se je me sheqer, por në sasi më të vogla.

Te personat që kanë diabet që janë diagnostikuar me diabet ka ushqime që rekomandohet të përdoren çdo ditë dhe ka ushqime që rekomandohet njëherë në javë ose më rrallë. Prandaj personat që janë me diabet duhet të konsumojnë ushqim jo kalorik, jo ushqim energjik siç jemi mësuar të përdorim në kohët e fundit për shkak të jetës moderne që na imponohet, por të konsumojnë ushqim që ka vlera ushqyese d.m.th ushqimet e mira nuk janë të ndaluara për personat me diabet si pemë e perime.

Për të shikuar videon e plotë, klikoni në këtë LINK