Çernobili së shpejti do të bëhet zonë turistike

Foto: EPA

Zona përreth Çernobilit – vendi i aksidentit më të keq bërthamor në botë – do të shndërrohet në një vend turistik.

Kështu ka thënë presidenti ukrainas,  Volodimir Zelensky, i cili ka nënshkruar një dekret të mërkurën që përcaktoi planet për shtigjet e reja të ecjes dhe për valë të telefonit, raporton BBC.

“Çernobili ka qenë një pjesë negative e Ukrainës. Ka ardhur koha për të ndryshuar këtë”, tha Zelensky.

Një reaktor bërthamor në stacionin e energjisë bërthamore të Çernobilit shpërtheu në prill të vitit 1986.

Shpërthimi çoi valë radioaktive në të gjithë Europën dhe sipas OKB, gati 50,000 kilometra katrorë tokë u kontaminuan.

Së paku 31 njerëz u vranë menjëherë pas kësaj dhe efektet e shpërthimit vazhdojnë të ndjehen edhe sot.

“Do të krijojmë një korridor të gjelbër për turistët”, tha Zelensky të mërkurën. “Çernobili është një vend unik në planetin ku natyra është rilindur pas një fatkeqësie të madhe të bërë nga njeriu”.

“Ne duhet t’ia tregojmë këtë vend botës: shkencëtarëve, ekologëve, historianëve dhe turistëve”, shtoi presidenti.

Pavarësisht se nivelet e rrezatimit janë më të larta se normalja, mijëra turistë tashmë udhëtojnë drejt Çernobilit çdo vit.

Numri i njerëzve të vrarë nga fatkeqësia e Çernobilit mbetet e diskutueshme.

Dihet se rreth 5,000 raste të kancerit të tiroides, shumica e të cilave janë trajtuar dhe shëruar, janë shkaktuar nga kontaminimi.

Shumë dyshojnë se rrezatimi ka ose do të shkaktojë kancere të tjera, por provat janë të paqëndrueshme.

Mes raporteve të problemeve të tjera shëndetësore – duke përfshirë defektet e lindjes – ende nuk është e qartë nëse ndonjë mund t’i atribuohet rrezatimit.

Ramiz Lladrovci premton hapjen e kontratave

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend