Biblioteka e librave të ndaluar

Pasi nazistët i dogjën librat, një burrë e kreu misionin e tij për t’i ruajtur ato për gjeneratat e ardhshme.

Nga viti 1976 deri në vdekjen e tij në vitin 2013, Georg P Salzmann mblodhi rreth 12,000 libra që ishin ndaluar dhe djegur nga nazistët për të qenë ‘jo gjermanë’

Babai i tij – një nazist – kishte qëlluar veten në vitin 1945, kur Georg ishte një adoleshent.

“Literatura … kryesisht përbëhet nga libra që janë botuar shumë përpara vitit 1933, por më pas u bënë një gjemb në anën e nazistëve për arsye të ndryshme”, thotë Gerhard Stumpf, bibliotekar në Universitetin e Augsburgut, raporton BBC.

“Shumica e tyre ishin autorë hebrenj – të tjerë ishin autorë socialistë apo komunistë – dhe gjithashtu autorë kundër luftës që përjetuan dhimbjen e Luftës së Parë Botërore”, shton mw tej ai.

Ajo që u bë e njohur si Biblioteka e Librave të ndaluar u shit në Universitetin e Augsburgut në vitin 2009 – dhe tani është e hapur për publikun. Stumpf përshkruan librin e parë që bleu Salzmann, si dhe se si një autor dëshmoi se librat e tij po digjeshin.