Apple Kërkon Ndjesë për Ngadalësimin e iPhone-ve të Vjetër

Apple ka kërkuar ndjesë pasi u përball me kritikat se e ka bërë qëllimisht ngadalësimin e disa modeleve të vjetra të iPhone.

Kompania tani thotë se do të zëvendësojë bateritë dhe do të lëshojë një softuer në vitin 2018 në mënyrë që klientët të mund të monitorojnë baterinë e telefonit të tyre.

Disa klientë kishin dyshuar që kompania ka ngadalësuar iPhone-t e vjetër për të inkurajuar konsumatorët që të blejnë modelet e reja.

Apple pranoi ngadalësimin e disa telefonave me bateri të vjetra, por tha se ishte për të “zgjatur jetën” e pajisjeve.

Në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit, kompania tha se do të zvogëlonte çmimin për zëvendësimin e baterisë jashtë garancisë prej 79 dollarëve deri në 29 dollarë për këdo me një iPhone 6 ose më të vjetër.

Thuhej se po nxiste përpara masat për të “adresuar shqetësimet e konsumatorëve, për të njohur besnikërinë e tyre dhe për të rifituar besimin e kujtdo që mund të ketë dyshuar në synimet e Apple”.

“Në Apple, besimi i klientëve tanë do të thotë gjithçka për ne. Ne kurrë nuk do të ndalojmë të punojmë për t’i fituar dhe për t’i mbajtur ata. Ne jemi në gjendje të bëjmë punën që duam vetëm për shkak të besimit dhe mbështetjes suaj dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë apo ta marrim si të mirëqenë”, thuhet në deklaratë.

Kompania ka pasur tetë padi të ndara në SHBA që janë ngritur kundër saj lidhur me çështjen e ngadalësimit dhe gjithashtu ishte përballur me veprime shtesë ligjore në Izrael dhe Francë.

Apple pranoi më herët gjatë këtij muaji me vetëdije i ngadalëson disa modele të iPhone derisa ata vjetrohen.

Kompania tha se kishte bërë ndryshime në sistemin operativ iOS për të menaxhuar bateritë e vjetra litium-jon në disa pajisje, për shkak se performanca e baterive zvogëlohet me kalimin e kohës.

“Bateritë me litium-jon bëhen më pak të afta për të furnizuar kërkesat aktuale në kushte të ftohta, kur ata kanë pak bateri, ose kur ato vjetrohen me kalimin e kohës, gjë që mund të rezultojë që pajisja të mbyllet papritur për të mbrojtur komponentët e saj elektronik”, tha kompania.

Të enjten doli gjithashtu se shefi ekzekutiv i gjigantit teknologjik, Tim Cook ishte urdhëruar nga kompania që të përdorë vetëm aeroplanët privatë për transport për punë biznesore dhe personale për arsye sigurie.

Në nëntor, Apple u detyrua të lëshojë një përditësim për të rregulluar një çështje të sigurisë me sistemin operativ Mac, i cili bëri të mundur hyrjen në një pajisje pa fjalëkalim.