Allegri: Ramsey është përforcim i mirë, i ka golat në këmbë

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri sot në konferencë për media  për mesfushorin uellsian Aaron Ramsey.

Italiani e ka cilësuar transferimin e Ramseyt si një përforcim të mirë.

Ndërsa sa i përket kualiteteve të lojtarit e ka cilësuar atë si futbollist kualitativ i cili i ka golat në këmbë.

“Aaron Ramsey është futbollist kualitativ, depërton mirë dhe ka gola në këmbë. Është përforcim i mirë”, ka thënë Allegri në konferencë për media.

Aaron Ramsey do të largohet nga Arsenali për tu transferuar te Juventusi, si transfer i ri në fund të sezonit, pas 11 viteve qëndrim te skuadra e Arsenalit.