Foto: Juventus/Twitter

Ramsey nënshkruan kontratë me Juventusin, do të paguhet mbi 450 mijë euro në javë

Mesfushori uellsian Aaron Ramsey në afatin kalimtar të verës do të ndërrojë ambient, pasi nga Arsenali pritet të transferohet në qytetin e Torinos në Juventus.

Ramsey testet mjekësore i ka kryer gjatë afatit kalimtar të janarit.

Por, sot “BBC Sport” ka dhënë lajmin se uellsiani e ka nënshkruar kontratën me Juventusin në vlerë mbi 450 mijë euro në javë, me një kontratë 4 vjeçare.

Ramsey u transferua në Arsenal në vitin 2008 nga Cardiif City, për rreth 6 milionë euro.

28 – vjeçari prej transferimit të tij në Arsenal i ka luajtur 259 ndeshje dhe ka shënuar 61 gola.