Ramsey të premten nënshkruan kontratën me Juventusin

Mesfushori i Arsenalit Aaron Ramsey, pritet ta nënshkruaj kontratë me Juventusin, këtë te premte.

Sipas “Tuttosport”, Ramsey, do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare me Juventusin në vlerë prej 7.5 milionë eurove në sezon.

“Bianconerët”, shpresojnë që ta sjellin këtë muaj mesfushorin uellsian në Itali. Por, për ta transferuar Ramseyn në janar, Arsenali i dëshiron 20 milionë euro dhe kjo gjë paraqet problem për ta.

Nëse “Zonja e vjetër”, nuk arrin marrëveshje për transferimin e tij në janar, atëherë do të pres deri në afatin kalimtar të verës që ta marrë falas.