A e dini se nga e ka origjinën hallva?

Hallva është një prej ëmbëlsirave më të popullarizuara edhe në vendin tonë.

Ajo gatuhet për raste të ndryshme, veçanërisht për Netët e Mëdha të fesë islame, por edhe për raste mortore, shkruan rtv21.tv.

Po ashtu në popull dihet se hallvë bëjmë edhe kur një person i caktuar i shpëton ndonjë fatkeqësie.

Mirëpo a e keni ditur se nga e ka origjinën kjo ëmbëlsirë?

Fjala Hallvë apo “helva”, rrjedh nga gjuha arabe që do të thotë “i/e ëmbël”.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se edhe origjina e ëmbëlsirës është nga Arabia.

Deri në shekullin e 18-të në Perandorinë Osmane të gjitha ëmbëlsirat quheshin helvas.

Pra hallvë për herë të parë është përgatitur në Perandorinë Osmane.

Ëmbëlsira gatuhet nga të gjitha shtresat e popullsisë.

Irene Melikoff, në një ndër artikujt e saj mbi “Ceremoninë (Festën) e Hallvës” tregon se “Festat e Hallvës” e humbën natyrën e tyre festive gjatë kohërave deri në shekullin e 17-të, duke u kthyer si shoqërues ushqimor në tavolinat e shtruara për djemtë pasanikë qytetarë gjatë argëtimeve rreth sofrave mondane në periudhën e dimrit.

Në ditët e sotme, hallva ka marrë një kuptim tjetër.

Ajo gatuhet në kujtim të shpirtrave të vdekur dhe detyrimisht duhet shpërndarë në vëllazëri, fqinj dhe miq./21Media