A e dini pse “Deti i Vdekur” ka këtë emër?

Shpesh e keni dëgjuar si emër “Deti i Vdekur”, apo ndoshta edhe e keni vizituar për pushime.

Por, a iu ka shkuar mendja ta deshifroni pse e mban këtë emër?

Emrin nuk e ka marrë për ndonjë fatkeqësi njerëzore, por në ujërat e tij nuk zhvillohet jeta e gjallesave të tjera.

Deti i Vdekur ka marrë këtë emër nga përmbajtja të lartë e kripës, gjë që e bën të pamundur që jeta e gjallesave të lulëzojë në ujërat e tij, shkruan rtv21.tv.

Deti i Vdekur përmban rreth 33% krip dhe është afërsisht 8.6 herë më i kripur se një oqean, kështu duke fituar edhe pseudonimin “Deti i Kripur”.

Deti i vdekur gjendet në mes Izraelit dhe Jordanisë.