Fëmija me 526 dhëmbë, rasti i vetëm në botë!

Stomatologët indianë nxorën 526 dhëmbë nga goja e një fëmije 7 vjeç, i cili ankohej për dhimbje nofullash duke e quajtur atë rastin e parë të dokumentuar në botë, ku u gjetën aq shumë dhëmbë në një individ.

Spitali në qytetin e Chennait, i cili kreu skanime me rreze x të gojës së djalit, gjeti një ”thes” të ngulitur në nofullën e tij të poshtme të djathtë, plot dhëmbë jonormalë, duke treguar se ai vuante nga odontoma komplekse.

”Kirurgjia e rrallë u krye më 11 korrik, por mjekëve u duhej kohë për të ekzaminuar dhëmbët dhe për të konfirmuar rezultatet e tyre para se t’i bënin ato publike”, tha Pratibha Ramani, drejtuese e Departamentit të Patologjisë Orale dhe Maksilofaciale në Saveetha.

“Prindërit kishin vërejtur ënjtje kur djali ishte tre vjeç, por ai nuk u diagnostikua sepse dhëmbët jonormalë të ngulitur në nofull nuk ishin të dukshme. Një total prej 526 dhëmbësh, duke filluar nga 0,1 milimetra deri në 15 milimetra, u hoqën nga ekipi ynë. Të gjitha pjesët ishin dhëmbë, pasi kishin një kurorë, rrënjë dhe smalt”, shtoi Ramani.