Torta e dasmës më e shtrenjtë në botë

Në Mesjetë, torta u konsiderua bukë e rrumbullakët, e cila ishte e pjekur nga të dyja anët.

Nga atëherë, shumë gjëra kanë ndryshuar. Tani shihni torta në forma të ndryshme, mjafton vetëm të keni ide.

Torta luan rol të madh në ceremoninë e dasmës, për këtë qëllim përgatitjes së saj i kushtohet shumë rëndësi.

Debbie Wingham nga Dubai ka pasuar një ide unike për të përgaditur një tortë.

Ideja e saj ka qenë një krijimi i një tortë në formë të nuses, e cila kushton 1 milion dollarë.

Për të përgatitur këtë tortë krijueses iu kanë dashur 1000 vezë dhe 20 kg çokollatë.

E gjithë torta është e ngrënshme duke i përfshirë edhe lulet e vogla, të cilat janë të gjitha të punuar me dorë.

5000 lule u përdorën në total, dhe u deshën 10 ditë për të dekoruar.

Gjatësia e saj është 1.82 cm dhe peshon 120 kg.