Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Foto: Kallxo.com

MAShT kërkon ndërprerjen e grevës në arsim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se bashkë me kryeministrin Haradinaj dhe kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe të tjerë kanë marrë vendim për miratimin e propozimit të MAShT për rritjen e pagave për mësimdhënësit.

Bytyqi përmes një komunikate për media ka bërë thirrje SBAShK-ut që të mbledhë sa më shpejt Këshillin Drejtues dhe të marrë vendim për ndërprerje të grevës.

“Gjithashtu, MAShT ju bën thirrje DKA-ve, që konform përgjegjësive që kanë, të bëjnë maksimumin në funksion të fillimit të procesit mësimor në gjithë vendin”, ka shkruar Bytyqi.

“MAShT ju bën thirrje të gjithëve që, edhe pas këtij momenti, të vazhdojmë bashkëpunimin në mënyrë që ta trajtojmë më gjërësisht sistemin tonë arsimor dhe të angazhohemi që mësimdhënësit të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme, gjithnjë në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim”, thuhet në komunikaten e ministrit të MAShT-it.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj tha se I kanë ofruar SBAShK-ut ofertën e Qeverisë për rritjen e pagave për mësimdhënësit.

https://kallxo.com/dorezohet-haradinaj-rrit-pagat-per-mesimdhenesit/

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj për KALLXO.com tha se në telefonatat e para në mes të kryesive lokale të SBAShK-ut, kjo ofertë tingëllon e papranueshme.

https://kallxo.com/dorezohet-haradinaj-rrit-pagat-per-mesimdhenesit/

Jasharaj ka paralajmëruar komunikatë për t’u deklaruar zyrtarisht se a e pranojnë ofertën e kryeministrit.