Fotot Oda e FARMACISTEVE

Masë disiplinore farmacistit që tentoi ta keqpërdorë liçencën

Oda e Farmacistëve të Kosovës njofton se pas raportimit për tentim te keqpërdorimit të liçencës së farmacistit javën e kaluar ka filluar rast hetimor kundër farmacistit A.R.

“Këshilli Etik i OFK-së gjatë mbledhjes së sotme, pas intervistimit të palës ka vendosur shqiptimin e masës disiplinore për shkak të shkeljeve etike të konstatuara dhe të pranuara edhe nga vetë farmacisti”, thuhet në njoftimin e Odës së Farmacistëve.

Kryetari i Këshillit Etik të Odës Ilir Luzha, tha për Kallxo.com se kjo është një vërejtje e dhënë farmacistit në fjalë.

“Kemi fillu me i shqyrtu rastet që e thyejnë etikën, ka qenë vetëm një vërejtje me shkrim që i’a kemi dërgu direkt”, tha ai.

Oda e Farmacistëve të Kosovës paralajmëron komunitetin e farmacistëve se është në proces të plotësim-ndryshimit të rregullativës ligjore, sipas të cilave në rastet e tilla të keqpërdorimeve do të shqiptohen masa disiplinore deri në pezullimin e përkohshëm të liçencës së punës.