Vjedhje në Graçanicë, të dyshuarit morën para dhe ari

Një person ka raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij.

Dyshohet se personat i kanë vjedhur të holla dhe një sasi ari.

Vjedhja ka ndodhur para dy ditësh në Graqanicë rreth orës 22:15.

Policia e Kosovës njofton se rasti është duke u hetuar.