Foto: KALLXO.com

Rrëmbimi si në filma, i dyshuari kërkoi para në këmbim të lirimit të një personi

Një burrë është arrestuar nën dyshimin për rrëmbimin e një personi në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit ngjarja ka ndodhur më 14.06.2024 rreth orës 15:00 në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. I dyshuari sipas policisë kishte kryer rrëmbimin e më pas përmes telefonit kishte kërkuar nga babai i viktimës edhe një shumë të parave.

Paratë ishin kërkuar nga i dyshuari në këmbim të lirimit të viktimës.

Kur është bërë arrestimit, policia ka arritur që të konfiskoj edhe materiale të tjera të cilat do të bëhen pjesë e dosjes penale për rrëmbim e armëmbajtje pa leje ndaj të dyshuarit.

Policia ka njoftuar se ka konfiskuar një armë zjarri, 13 fishekë, dy telefona, një thikë, një DVR dhe një veturë me targa vendore.

Në këtë rast nuk është raportuar për ndonjë të lënduar ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.