Foto-ilustrim

Prizrenasi thotë se është bërë 'i padukshëm', paraburgoset nën dyshimin se kanosi babain e tij

Gjykata në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit për kanosje ndaj babait të tij.

Megjithatë, masa e sigurisë ndaj të dyshuarit do të ekzekutohet në Prishtinë në Klinikën e Institutit të Forenzikës Psikiatrike ku do të qëndroj në tretman mjekësor për aq kohë sa i nevojitet.

Sipas njoftimit të Gjykatës në Prizren, i dyshuari me iniciale M.G më datë 9 gusht 2019 në shtëpinë e tyre familjare, pas një mosmarrëveshje,  i është drejtuar babait të tij duke e kanosur me fjalët ““do ti pres me thikë fëmijët e fqinjit me rend, askush s’ka çka të më bëjë se jam bërë i padukshëm”

Me këto veprime, sipas njoftimit të Gjykatës, i dyshuari ka shkaktuar në vazhdimësi dhunë psikologjike tek familjarët e tij me ç\rast te i dëmtuari shkakton ankth, frikë dhe pasiguri.

Masa e paraburgimit do të  llogaritet prej datës së arrestimit 09.08.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 09.09.2019 ndërsa ndaj vendimit mund të parashtrohet ankesë në Gjykatën e Apelit.