Policia jep detaje për grabitjen e armatosur të veturës që transportonte para

Policia e Kosovës njofton se dje në fshatin Kernjin të Leposaviqit disa të dyshuar kanë grabitur një veturë e cila transportonte para.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikësit.

Gjatë këtij incidenti janë djegur tre vetura, dy nga veturat që janë përdorur nga të dyshuarit.

Tre persona të kompanisë bartëse kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar ne Spitalin e Mitrovicës, njofton Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja dhe predha të kalibrave të ndryshëm.

Më tej thuhet se me vendim të prokurorit, telefonat mobilë dhe municioni i punëtorëve të kompanisë janë konfiskuar.

Rasti është duke u hetuar.