Ilustrim

Lipjan - Policia e gjen të vdekur në makinë një person

Policia e Kosovës ka konstatuar një vdekje të dyshimtë në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Sipas Policisë, është raportuar se një person ka ndërruar jetë në veturën e tij.

Derisa ai ishte në veturën e tij është  vërejtur nga Policia në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më pas ishte dërguar me autoambulancë në QKUK.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ngjarja ka ndodhur më 25 tetor 2019, rreth orës 17:00.