Gjykata e Ferizajt - Foto: GjThF

KGJK cakton nënkryetaren e Gjykatës në Ferizaj

Gjyqtarja Mirlinda Bytyqi-Rexhepi është caktuar nënkryetare e Gjykatës në Ferizaj. Ajo u propozua për këtë pozitë nga kryetari i Gjykatës në Ferizaj, gjykatësi Mustafë Tahiri, në mbledhjen e sotme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Mbledhja është duke vazhduar me pikat e tjera të rëndit të ditës.