Investimet në gjykata të parapara në buxhetin e vitit 2020

Qeveria e Kosovës në buxhetin e miratuar për vitin 2020 nuk ka paraparë asnjë projekt të ri për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Në buxhetin e vitit 2020 të gjitha projektet kapitale janë të bartura nga viti 2019, si dhe është emri i një projektit për të cilin nuk është ndarë asnjë euro.

Për projektin për “Riparimi dhe mirëmbajtja e objekteve të  gjykatave” janë paraparë të shpenzohen 190 mijë euro për vitin 2020. Kjo shumë është bartur nga viti 2019. Për këtë projekt, deri më tani, janë shpenzuar 648,722 euro, ndërsa janë paraparë mjete edhe në vitet e ardhshme. Në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve thuhet se në vitin 2021 do të shpenzohen 170,000 euro, si dhe për vitin 2022 janë paraparë 200,000 euro. Në total, për riparim dhe mirëmbajtje të objekteve të gjykatave do të shpenzohen 1,208,722 euro.

Projekt tjetër i KGJK-së, i bartur nga viti i kaluar, është edhe “Dizajnimi dhe ndërtimi i Gjykatës Themelore të Prishtinë-s dega në Fushë Kosovë”. Për këtë projekt në vitin 2019 janë shpenzuar vetëm 14,000 euro, ndërsa janë 430,000 euro që janë bartur në buxhetin e vitit 2020. Për këtë projekt janë paraparë të shpenzohen edhe 150,000 mijë euro në vitin 2021 për të përmbyllur projektin me 594 mijë euro.

Edhe në Prizren është paraparë të ndërtohet një objekt për Gjykatën Themelore në Prizren. Edhe ky projekt është nis në vitin 2019, ndërsa janë 450 mijë euro që janë bartur nga viti i kaluar në buxhetin e vitit 2020. Deri në finalizim të këtij objekti janë paraparë të shpenzohen 2 milionë e 250 mijë euro: 400,000 euro në vitin 2021 dhe 1,4 milionë euro në vitin 2022.

Edhe projekti për ndërtimin e objektit për Gjykatën Themelore të Mitrovicës së Jugut është bartur nga viti 2019, përkatësisht janë bartur 240,000 euro në buxhetin e vitit 2020. Gjithë projektit pritet të kushtojë 1 milionë euro: 360 mijë euro në vitin 2021 dhe 400 mijë euro në vitin 2022.

Në buxhetin e vitit 2020 është edhe projekti për “Dizajnimin dhe ndërtimin e objektit të Gjykatës Themelore në Gjilan- Dega në Viti”, mirëpo për këtë projekt nuk është paraparë asnjë euro për vitin 2020. Për këtë projekt janë paraparë vetëm 40 mijë euro në vitin 2021. Kurse, në vitin 2022, bazuar në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, janë paraparë edhe 520 mijë euro.