Ilustrim

Skandali në Krimet Ekonomike, rreshterët e Policisë në arrest shtëpiak

Gjykata e Prishtinës u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji dy zyrtarëve policorë të Departamentit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të cilët po dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorim i informatës zyrtare”.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur zyrtarja për informim Mirlinda Gashi.

“Gjykata Themelore në Prishtinë me datë 27.07.2019 ka marrë aktvendim me të cilin të pandehurve iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji. Të pandehurit N. Th. masa e arrestit shtëpiak do t’i zgjasë prej datës 25.07.2019 deri më 24.08.2019, ndërsa të pandehurit S. B. do t’i zgjasë  prej datës 26.07.2019 deri më 25.08.2019”, thuhet në përgjigjen e pranuar nga zyrtarja për informim e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Dy zyrtarë policorë të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës u arrestuan javën e kaluar nën dyshimin se kanë manipuluar me provat e rastit të patentë shofereve.