Ilustrim

Sjellje perverse në rrethin e Gjakovës, burri lag me urinë shtëpinë e miqve

Grushte mbi ish-bashkëshorten, demolim i paisjeve të shtëpisë e deri në veprime perverse të lagjes me urinë të tepihëve janë disa nga veprimet që pretendohet se u kryen nga Driton Xerxa.

Ky i fundit është dënuar me 1 vit e dy muaj burg ndërsa në trajtimin e ankesës në gjykatën e Apeltit ish bashkëshortja e tij nuk i është bashkangjitur ndjekjes penale.

B.X. gruaja e cila mbrëmjen e 6 dhjetorti 2018 ishte cak i sulmit tha sot para gjykatës se nuk i bashkangjitet ndjekjes penale për shkak të fëmijëve.

Aktakuza e prokurorisë përshkruan se B.X ishte ndarë nga bashkëshorti dhe kishte shkuar të jetonte tek familja e saj së bashku me dy fëmijët.

“Me datën 6 dhjetor 2018 nën ndikimin e alkoolit shkoi në shtëpinë e prindërve të saj dhe e sulmoi duke e goditur me grushta në kokë dhe fytyrë dhe duke i shkulur flokët’thuhet në aktakuzë. Prokuroria sqaron se i akuzuari kishte thyer xhamat e dyerve, kishte nxjerrë qyngat nga shporeti ku bloza e derdhur kishte bërë të papërdorshme tepiht. “Duke mos i mjaftuar njejti kishte mbushur dy shishe të birrës me urinë të cilën e kishte derdhur nëpër dhoma me këtë rast shtëpisë i kishte shkaktuar dëm në shumë prej 500 euro” thuhet në aktakuzë.

43 vjecari Xërxa , me datën 22 maj 2019 u shpall fajtor dhe u dënua nga gjykata e Gjakovës me 1 vit e 2 muaj burgim.

Me këtë vendim nuk u pajtua mbrojtësi i të dënuarit avokati Avdi Rizvanolli, i cili parashtroi ankesë në gjykatën e shkallës së dytë për shkak të shkeljes së dispozitave procedurale, shkeljes së ligjit penal dhe vendimit mbi dënimin.

Ndërsa Prokuroria e Apelit në përgjigjjen në ankesë kishtë kërkuar nga gjykata që ankesën t’a refuzojë si të pabazuar dhe t’a vërtetojë aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë.

Për veprimet në këtë rast Xërxa tha sot para gjykatës se se nuk jeton më bashkë dhe I vie vjen keq për çfarë ka ndodhur.