Ilustrim

Gjilan: Rrahet nga 4 persona, policia arreston njërin

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar një person i cili dyshohet se në bashkëpunim edhe me tre persona të tjerë ka sulmuar fizikisht një person tjetër, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Arsyet e rrahjes mbeten të panjohura për Policinë.

Sipas policisë viktima ka marrë tretman mjekësor në qendrën emergjente të Gjilanit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.