Aktakuzë ndaj një personi për krim të organizuar dhe kontrabandë me migrantë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër një personi.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A. H., po dyshohet për  veprën penale “Pjesëmarrja ose Organizimi i Grupit Kriminal të Organizuar” lidhur me veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.

Me rastin e ngritjes së akuzës Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat penale me të cilat ngarkohet dhe ta dënoj sipas ligjit.