Aksident në Rusinovc të Lipjanit, vdes 7-vjeçari që u godit nga automjeti

Një këmbësor ka vdekur si pasojë e goditjes që ka marrë nga një automjet sot rreth orës 16:30.

Rasti ka ndodhur në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinovc të Lipjanit.

Aksidenti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KALLXO.com se viktima është 7-vjeçar.

“S.S. (2014) nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Ahmeti.

Zyrtarja policore njoftoi se ngasësi i veturës A.H. 27-vjeçar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.