Zyrtarja policore gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Gjilan

Një zyrtare e Policisë së Kosovës dyshohet se ka vrarë vetën sot më 14.05.2024 në Gjilan.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka bërë të ditur se ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur rreth orës 11:44.

“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se një pjestare e PK-së rreth 46 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj në Gjilan. Patrulla është nisur menjëherë në atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë”– ka thënë Hashani.