Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zyra për Çështje të Komuniteteve brenda kryeministrisë do të jetë e hapur për palë çdo të mërkure

Çdo të mërkurë, Zyra për Çështje të Komuniteteve në Kryeministri do të pranojë palë për të biseduar dhe marrë sugjerime për çështjen komuniteteve.

Elizabeth Gowing, këshilltare e kryeministrit për çështje të komuniteteve ka njoftuar përmes Facebook, se çdo të mërkurë, nga ora 10:00 deri në 12:00, Zyra për Çështjen e Komuniteteve do të jetë e hapur për palë.

Gowing ka ftuar të gjitha palët e interesuara që vizitojnë këtë zyrë dhe të japin kontributin e tyre për komunitetet.

“Zyra me të cilën punoj brenda Zyrës së Kryeministrit ka vendose me qenë e hapur për punë me palë çdo të mërkurë prej 10 deri 12. Nëse doni të na tregoni për çka jeni tu  bë për komunitetet, nëse keni sugjerime për neve, nëse doni me ditë për planet e Zyrës së Çështjeve të Komuniteteve…nëse doni me pi çaj se bashku… hajdeni!”, ka shkruar këshilltarja Gowing.