Zvicra anulon vendimin për karantinimin e qytetarëve nga Kosova

Nga data 28 shtator, qytetarët nga Kosova që shkojnë në Zvicër nuk do të detyrohen të qëndrojnë në karantinë.

Kështu ka bërë të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik në këtë shtet, ku përveç largimit të karantinës për Kosovën është larguar edhe karantina për San Marino.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka njoftuar qytetarët për largimin e kësaj mase.

“Zvicra ka vendosur te anuloje vendimin për mbylljen ne karantine te qytetareve nga Kosova. Nga data 28 shtator 2020, Kosova nuk do te jete në listën e vendeve me rrezik të lartë. Prandaj nuk do te vlejë masa e vetizolimit 10 ditor shtëpiak”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më 28 qershor, pas shtimit të rasteve të reja me COVID-19, Epidemiologët në Zvicër kanë kërkuar që karantina dhe testet të përshkruhen për udhëtarët nga vendet me rrezik të lartë.

Përveç Kosovës edhe Britania e Madhe dhe vendet e Ballkanit si Bosnjë-Hercegovina, Kroacia dhe Shqipëria ishin në mesin e vendeve me rrezik të lartë.

Zvicra rekomandon karantinë 2 javore dhe teste për udhëtarët që kthehen nga Ballkani