Zveçan, një grua e raporton motrën për mashtrim

Një grua e ka raportuar motrën e saj për mashtrim në Policinë e Kosovës.

Ajo dyshon që motra e saj e ka ftuar që të nënshkruajë një dokument për pronën e tyre të përbashkët, pronë të cilën e kishte shitur për ndërtim për përfitimet e veta personale.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vuk Karagjigj” në Zveçan.

Palët e përfshira në rast janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.