Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zveçan, burri njofton se tre persona i thyen xhamin e veturës teksa po voziste dhe i grabitën para nën kërcënim të armës

Një burrë nga fshati Banjskë i komunës së Zveçanit ka raportuar në polici se, derisa ishte duke lëvizur me veturë, nga një veturë tjetër kanë dalë tre persona të dyshuar të cilët i kishin thyer xhamin e veturës nën kërcënimin e armës dhe i kanë grabitur para të gatshme.

Sipas policisë, lidhur me rastin nuk raportohet për persona të lënduar.

Rasti që po trajtohet si ‘grabitje’ ka ndodhur më 16 janar rreth orës 15:30.