Zubin Potok, tentohet kalimi ilegal i 200 kilogramëve djathë

Në Gazivodë të Zubin Potokut janë arrestuar një burrë dhe një grua, pasi të njëjtit dyshohet se kanë futur në Kosovë përmes rrugëve ilegale 200 kg djathë.

Sipas raportit policor, kjo vepër po trajtohet për kalim të paautorizuar të kufirit.

Në raportin e policisë thuhet se vetura ka qenë me targa të huaja.

Vetura dhe malli i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.