Zubin Potok, një grua raporton se është sulmuar seksualisht

Një grua në Zubin Potok ka raportuar në Polici të Kosovës së është sulmuar seksualisht nga një burrë.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 12.05.2024 rreth orës 13:30.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.

Ndërsa është bërë e ditur se pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.