Zubin Potok, i dyshuari godet veturën zyrtare të Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar se disa qytetarë i kanë penguar zyrtarët policor në Zubin Potok.

Sipas policisë, zyrtarët policorë kanë qenë në ndjekje të një kamioni i cili dyshohet kishte kaluar kufirin ilegalisht Serbi- Kosovë.

Në raport po ashtu thuhet se një person tjetër i dyshuar, i panjohur, me veturën e tij e ka goditur veturën zyrtar e të PK-së.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz dhe as të arrestuar.

Rasti vazhdon të hetohet.