Ilustrim.

Zubin Potok, arrestohet një person, në shtëpi iu gjetën 5 armë e mbi 200 fishekë

Policia e Kosovës njofton se nën dyshimin për armëmbajtje pa leje ka arrestuar një person në Zubin Potok.

“Sot më 20.03.2023, njësitet e stacionit policor Zubin Potok nga rajoni Mitrovicë veri, përmes të një bashkëpunimi efikas me njësitet tjera të specializuara dhe ato të antidrogës është arrit deri tek pranimi i informacioneve relevante se në një lokacion në fshatin Kozarev-Zubin Potok në një shtëpi dyshohet për posedim të armëve dhe municionit”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje Policia njofton se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi: 2 armë të gjata, 208 fishekë, 2 pushkë ajrore, 2 kuti me sfera të pushkës, një revole e tipit “Zastava”, 2 karikatorë, 18 fishekë.

Tutje sipas Policisë lidhur me rastin janë njoftuar njësitet kompetente rajonale të hetimeve Mitrovicë veri të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti – armëmbajtje pa leje dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.