Zjarr në bodrumin e një objekti në Fushë Kosovë, Policia jep detajet

Bodrumi i një objekti është përfshirë nga zjarri sot pasdite në rrugën “Nënë Tereza” të Fushë-Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

Sipas saj, nuk ka persona të lënduar nga ky rast.

“Me datë 29.09.2020 rreth orës 17:55  në podrum të një objekti në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë Kosovë, është raportuar për një zjarr. Në vendngjarje kanë dalur njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Sipas informacioneve të deritanishme, persona të lënduar nuk ka”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së PK-së për KALLXO.com.