Zgjedhjet presidenciale në SHBA, a mund të ketë ripërballje Biden-Trump?

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është pozicionuar fuqishëm për ta siguruar nominimin e partisë republikane pasi e siguroi fitoren edhe në New Hampshire.

Ky sukses ka krijuar bazë solide për një ripërballje të mundshme me kandidatin demokrat dhe presidentin aktual, Joe Biden, duke e forcuar më tej pashmangshmërinë e tij.

Megjithëse vendin e dytë në New Hampshire dhe vendin e tretë në grupet e Iowa-s, rivalja republikane e Trumpit, Nikki Haley, u zotua ta vazhdojë fushatën e saj.

Megjithatë, historia sugjeron perspektiva të zymta për një kandidat që fiton si Iowa-n dhe New Hampshire dhe ende nuk arrin ta sigurojë nominimin e partisë.

Gjatë fjalimit të tij të natës së fitores, Trump la të kuptohet për intensitetin e ardhshëm në retorikën e fushatës nëse Haley refuzon të tërhiqet. Në një fjalim që më shumë ngjante në një fjalim të inatosur se sa festiv.

Fushata e Haley-t e e ka hedhur poshtë fjalimin e Trump si një “arritje e furishme dhe e turbullt”, duke vënë në pikëpyetje pse një Trump në dukje i sigurt u shfaq kaq i zemëruar. Ata e kanë venë theksin tek dëshia e votuesve për të dalë përtej kaosit të Trump dhe për ta përqafuar udhëheqjen e re konservatore të Haley.

Ndërkohë që pranoi me mirësjellje dhe e përgëzoi Trumpin, Haley e konfirmoi angazhimin e saj për të mbetur në garë, duke thënë se New Hampshire është vetëm fillimi. Ajo beson se mund ta përdorë vendin e saj të dytë në New Hampshire për një performancë më të fortë në shtetin e saj të Karolinës së Jugut, ku sondazhet, megjithatë, tregojnë se Trump kryeson me një diferencë të konsiderueshme.

Humbja e Haley nënvizon apelin e qëndrueshëm të Trump në mesin e votuesve republikanë, të cilët duket se i shpërfillin pretendimet e tij të rreme për zgjedhjet dhe problemet ligjore. Haley pretendon se emërimi i Trump do të rezultonte në një fitore të Bidenit dhe një presidencë të Kamala Harris, duke i përmendur shqetësimet për aftësinë e presidentit 81-vjeçar për ta përfunduar mandatin e tij.

Biden, ndërkohë, e ka pranuar nominimin e mundshëm të Trump, duke e vënë theksin tek rreziku i lartë për demokracinë, liritë personale dhe ekonominë në zgjedhjet e ardhshme./The Guardian