Zëvendësministrja e Ministrisë së Mjedisit jep dorëheqje

Zëvendësministrja e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Çavdarbasha përmes një postimi në Facebook, ndërsa arsyeja sipas saj, është për vazhdimin e karrierës profesionale.

Ajo ka dhënë dorëheqje  me 30 mars.

“Ditën e enjte, kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar Kryeministrin Kurti. Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrieres sime profesionale.Dua të falënderoj secilin prej jush për bashkëpunimin gjatë këtyre dy viteve” – ka shkruar Çavdarbasha në Facebook.