Zemaj së bashku me Policinë dhe Inspektoriatin mbyllin në mbrëmje disa kafiteri

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka njoftuar se mbrëmë bashkë me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin, kanë mbyllur disa kafiteri  në Prishtinë.

Kafiteritë që u mbyllën ishin në rrugën “Rexhep Luci”, në “Rrugën B”, te “Kafet e Vogla” dhe te “Kafet e rakisë” që sipas tij shkelnin rregullat – grumbullim i madh në hapësirë të vogël, në kundërshtim me masat anti covid.

“Respektimi i masave anti covid, është obligim për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha bizneset private ku mund të ekzistojë rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës. Shifrat e frikshme në tërë Evropën dhe rekomandimet e institucioneve tona, ka mobilizuar organet për zbatimin e masave anti covid”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Zemaj shtoi se kushdo që shkel masat  mbrojtëse, do të përballet me sanksione dhe pasojat e shkeljes së këtyre rregullave.

Zemaj ditë më parë është krenuar me masat e reja të marra në lidhje me parandalimin e pandemisë së COVID-19.

Armend Zemaj krenohet me masat kundër COVID-19