Foto: KALLXO.com, 31.05.2019

Zemaj - Osmanit: Një jurist i LDK-së ke ministër i Shëndetësisë tash u bën dy

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në seancën e sotme i tha kryetares së Kuvendit se një jurist i LDK-së ishte ministër i Shëndetësisë, tash u bën dy.

“Se ishte çudi që një jurist i LDK-së me qenë minstër i Shëndetësisë, tash u bën edhe dy” tha Zemaj.

Ky reagim erdhi pasi që Osmani propozoj miratimin e amadamentit për marrjen e vaksinës pneumokok dhe shpjegoi se pse duhet të  sigurohet vaksina, e cila mbron shëndetin e grupeve me rrezikshmëri më të lartë, si ata mbi moshën 65 vjeçare ose ata që kanë probleme me mushkëri.