Xhevdet Maloku ia jep "fjalën" Albin Kurtit

Ish -kryetari i partisë Fjala ne Podujevë, Xhevdet Maloku, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Maloku u prit nga kryetari i LVV, Albin Kurti dhe Shpejtim Bulliqi si dhe u antarësua në qendrën e Podujevës .

“Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe kandidati për kryetar komune, Shpejtim Bulliqi, e mirëpriten në zyret e Lëvizjes Xhevdet Malokun, ish kryetarin e partisë Fjala në Podujevë si dhe sot u anëtarësua në Qendrën e Besianës,” thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Xhevdet Maloku është magjistër i ekonomisë, punon në postën gjermane në Kosovë si dhe ka qenë ish-kryetar i partisë Fjala në Podujevë.