Xhabir Hamiti propozohet për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe

Profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, është propozuar për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht në Abu Dhabi.

Këtë për KALLXO.com e konfirmoi vetë Hamiti.

“Po, jam nominuar në Abu Dhabi por ende nuk jam emëruar”, tha ai.

Sot gjatë ditës, KALLXO.com raportoi edhe për disa emra të tjerë që janë nominuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për ambasadorë në disa shtete.

I propozuar për ambasador në Mbretërinë e Holandës është Dren Doli.

Ndërsa në Paris për ambasador është propozuar Mehdi Halimi.

Martin Berishaj është propozuar ambasador për në Kroaci.

Në Bruksel për ambasador është propozuar ish-kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami.

Ndërsa Ilir Kapiti është propozuar për ambasador në Mbretëri të Bashkuar.

Kapiti është momentalisht zëvendësministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Këta pritet të jenë ambasadorët e Kosovës në Paris, Londër, Bruksel, Hagë, Zagreb e Abu Dhabi

www.kallxo.com