Dren Doli propozohet për ambasador në Mbretërinë e Holandës

Që nga data 30 gusht e këtij viti, shumë ambasada të shtetit të Kosovës nëpër vendet e ndryshme kanë mbetur pa përfaqësues.

Njëri nga ambasadorët e mundshëm të Kosovës, që pritet të përfaqësojë shtetin e Kosovës në Mbretërinë e Holandës, është edhe Profesori i Fakultetit Juridik, Dren Doli.

Emri i Dren Dolit pritet të dërgohet në Komisionin për Politikë të Jashtme.

Në një dokument të publikuar, shihet emri i Dren Dolit si i propozuar për Mbretërinë e Holandës.

Aty thuhet se kandidati Dren Doli i plotëson të gjitha kushtet e parapara sipas nenit 6 të ligjit NR.03/L-004 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës.

S’ka kuorum në Komisionin për Punë të Jashtme, dështon intervistimi i kandidatëve për ambasadorë